Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Izraelit me rastin e 75 vjetorit të Ditës Kombëtare të shtetit të Izraelit.
Sako shkruan në rrjetet sociale se ka biseduar me ambasadoren e Izraelit Galit Peleg për rritjen e bashkëpunimit midis Durrësit dhe qyteteve të vendit mik.
Postimi i Sakos:
Mora pjesë në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Izraelit në vendin tonë me rastin e 75 vjetorit të Ditës Kombëtare të shtetit të Izraelit.
Mes shumë personaliteteve takova ambasadoren e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg të cilën e urova për festën e tyre kombëtare si dhe bashkëbiseduam për rritjen e bashkëpunimit midis Durrësit dhe qyteteve të vendit mik të Izraelit.