Kryebashkiakja Emiriana Sako ka bërë me dije se Poliklinika e Specialiteteve në Durrës, është gati të hapë dyert.
Sako shkruan në rrjete sociale se Poliklinika e Specialiteteve me pajisje të teknologjisë së fundit, do të ofrojë shërbime shëndetësore për rreth 290 mijë banorë të qarkut të Durrësit.
Postimi i plotë:
Gati të hapë dyert Poliklinika e Specialiteteve në Durrës
E rilindur dhe me pajisje të teknologjisë së fundit, Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbime shëndetësore për rreth 290 mijë banorë të qarkut të Durrësit.
Me ambiente pritjeje të zgjeruara, kushte bashkëkohore dhe aparatura të teknologjisë më të fundit, Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbim të shpejtë dhe cilësor në 17 specialitete të ndryshme dhe ekzaminime laboratorike.