Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, njoftoi zhvillimin e takimit të radhës së Rrjetit “Gratë në Lidership”, me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive, këshillave bashkiakë, ekspertëve dhe përfaqësuesve të donatorëve.

Në postimin e sj në rrjetet sociale Sako thotë se diskutimet u fokusuan në forcimin e rolit të grave në vendimmarrje, solidaritetin dhe rrjetëzimin mes lidereve, zhvillimet ligjore për dhunën me bazë gjinore si dhe dakordësimin e planit vjetor të aktiviteteve me hapa konkretë për avancimin e barazisë gjinore në nivel vendor.

Postimi i plotë:

Gratë në Lidership – Një zë më i fortë në vendimmarrje! 🤝

Zhvilluam takimin e radhës së Rrjetit “Gratë në Lidership” së bashku me kryetarë bashkish e këshillash bashkiakë dhe ekspertë e përfaqësues të donatorëve.

Takimi, i organizuar nga Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Projektin “Bashki të Forta”, financuar nga nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë, zbatuar nga Helvetas, u fokusua në:

✔️ Forcimin e rolit të grave në vendimmarrje vendore

✔️ Solidaritetin dhe rrjetëzimin mes grave lidere

✔️Arritjet dhe prioritete e Rrjetit

✔️ Zhvillimet ligjore dhe detyrimet e pushtetit vendor lidhur me dhunën me bazë gjinore

✔️ Dakordësuam planin vjetor të aktiviteteve, me nisma konkrete dhe hapa të qartë përpara.

Ky aktivitet synon të forcojë më tej lidershipin e grave në nivel vendor dhe të avancojë politika lokale të qëndrueshme për barazi gjinore.

Bashkëpunimi mes grave nuk është vetëm një zgjedhje – është një domosdoshmëri për një qeverisje më të drejtë, më përfshirëse dhe më të fortë.