Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka inspektuar ditën e sotme punimet që po realizohen për riforcimin e njërit prej pallateve të klasifikuar me shkallë dëmi DS4.

“Rikonstruksioni i këtyre godinave që është pjesa më komplekse e procesit të rindërtimit, po vijon me ritme të mira”,- shkruan kryebashkiakja në rrjete sociale.

Më pas ajo njofton se “aktualisht po punohet në 8pallate dhe shumë shpejt do të fillojë puna për rikonstruksionin e 10 pallateve dhe 23 banesave individuale të klasifikuara me nivel dëmi DS4”.