Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ishte sot në Qendrën e shërbimeve komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara, nga ku iu uroi këtyre fëmijëve suksese për fillimin e vitit të ri shkollor.
Fëmijëve iu dhuruan çanta dhe mjete shkollore, të cilat u mundësuan nga organizata Save the Children, e cila mbështet prej vitesh shërbimet e kësaj Qendre.
Sako theksoi edhe njëherë angazhimin maksimal të Bashkisë Durrës, për të mbështetur dhe zgjeruar shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuara.