Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka vizituar sot familjen Lamçellari në njësinë administrative nr.6, e cila është bërë me shtëpi të re, pasi e mëparshmja u dëmtua rëndë nga tërmeti.

Në një postim në Facebook, Sako shkruan se procesi i rindërtimit në të gjitha njësitë administrative të Durrësit po vijon me shpejtësi.

POSTIMI I PLOTË

Familja e Gjergj Lamçellari ka sot një shtëpi të re.

Në njësinë administrative 6 gjatë vizitës në shtëpitë e reja që janë ndërtuar.

Procesi i Rindërtimit po vijon me shpejtësi në të gjitha njësitë administrative të Durrësit, ku, shtëpi, shkolla, pallate, por dhe lagje të reja po rilindin për t’iu dhënë familjeve të prekura nga tërmeti mundësinë për të jetuar me dinjitet në hapësira të transformuara dhe moderne.