Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka njoftuar se ditën e sotme ka nisur procesi i firmosjes së kontratave për familjet që humbën apartamentet e tyre nga prishja e pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti.
Sot janë lidhur kontratat me tre familjet e para të pallatit të Vipave.
“Ka filluar proçesi i lidhjes së kontratave për familjet që do përfitojnë apartamente në godinat që po rindërtohen në të njejtin vend.
Sot lidhën kontratat tre familjet e para që i përkasin pallatit të ashtuquajtur të Vipave i cili po rindërtohet më i fortë, më i bukur se më parë dhe me standarte të larta sigurie.
Proçesi i nënshkrimit të kontratave për familjet që do të marrin shtëpitë e tyre të rindertuara do të vijojë deri në dorëzimin e çelsave të shtepisë së fundit”,- shkruan kryebashkiakja Sako në rrjete sociale.
Ka filluar proçesi i lidhjes së kontratave për familjet që do përfitojnë apartamente në godinat që po rindërtohen në të…
Posted by Emiriana Sako on Friday, March 12, 2021





