Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, përmes një postimi në rrjete sociale jep lajmin e mirë për banorët e Njësisë Administrative Sukth.
“Pas pak javësh Sukthi do të furnizohet 24 orë me ujë.
Duke inspektuar punimet për investimet që po kryhen nga ndërmarrja e Ujësjellës kanalizimeve të Durrësit me fonde të qeverisë shqiptare për përmirësimin e furnizimit me ujëtë Sukthit. Investimi ka përfunduar në zonën e Sukthit të ri dhe tashmë po kryhen punime në lagjen 1 në Vadardhë. Me përfundimin e këtyre punimeve Sukthi do të furnizohet me ujë orë”,- njofton Sako.
Më tej, në postim, kryebashkiakja sqaron se shumë shpejt përfundon investimi në NJA-në Katund të Ri, ndërsa në Ishëm po punohet për përmirësimin e furnizimit me ujë.
Ndërkohë një investim i rëndësishëm pritet të nisë në zonën e Spitallës dhe Portoromanos, në përfundim të të cilit këto zona do të furnizohen 24 orë me ujë.
“Po kështu vijon puna për përmirësimin e furnizimit me ujë në Ishëm dhe shumë shpejt përfundon investimi në Katund të Ri. UKD ka lidhur tashmë kontratën dhe shumë shpejt fillon puna edhe për ndërtimin e linjës së re të shpërndarjes së ujit në zonën e Spitallës dhe Portoromanos. Ky investim parashikon edhe instalimin e matësve inteligjentë dhe ndërtimin e depos së ujit 2 000 m³. Në përfundim të këtij investimi Spitalla dhe Portoromano do të furnizohen 24 orë me ujë”,- shkruan kryebashkiakja Sako.
Pas pak javësh Sukthi do të furnizohet 24 orë me ujë. Duke inspektuar punimet për investimet që po kryhen nga…
Posted by Emiriana Sako on Friday, February 5, 2021





