Kryebashkiakaj Emiriana Sako bën me dije se ka përfunduar puna për rikonstruksionin total të shkollës 9 vjeçare “14 Nëntori”, në Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale Sako shprehet se rikonstruksioni i shkollës u mundësua nga programi EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.

“Ka përfunduar puna për rikonstruksionin total të shkollës 9 vjeçare “14 Nëntori”, mundësuar nga programi #EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.

Në shtator 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarte evropiane.”, shkruan Sako në postimin e saj në “Facebook”