Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ditën e sotme ka përuruar qendrën e re shëndetësore për komunitetin e Romanatit të njësisë administrative Rrashbull.
Sako nëpërmjet një postimi në “Facebook” falenderon Rajonin Autonom Trentino Alto Adige/Sudtirol dhe shoqatën Agimi Bolzano që mundësuan ndërtimin e qendrës të re shëndetësore.
Gjithashtu kryebashkiakja njofton se qendra shëndetësore është ndërtuar me kushte bashëkohore dhe do ti shërbejë 2700 banorëve të zonës.
Postimi i plotë:
Falenderim dhe mirënjohje Rajonit Autonom Trentino Alto Adige/Sudtirol dhe shoqatës Agimi Bolzano që mundësuan ndërtimin e një qendre të re shëndetësore dhuratë për komunitetin e Romanatit të njësisë administrative Rrashbull.
Gjatë përurimit të kësaj qendre të re shëndetësore me kushte e standarte bashkëkohore që do ti shërbejë 2700 banorëve të zonës.





