Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako thotë se po punohet për rikonstruksionin tërësor të Galerisë së Arteve Pamore “Nikolet Vasia”.

Në postimin e saj në “Facebook”, Sako shkruan se “Projekti synon të përmirësojë cilësinë e kësaj galerie si nga ana teknike e funksionale ashtu edhe nga ana estetike e vizuale.”

Kryebashkiakja bën me dijese punimet priten të pëfundojnë pas rreth 50 ditësh.

Postimi i plotë:

Po punojmë për rikonstruksionin tërësor të Galerisë së Arteve Pamore “Nikolet Vasia”.

Projekti synon të përmirësojë cilësinë e kësaj galerie si nga ana teknike e funksionale ashtu edhe nga ana estetike e vizuale.

Pas rreth 50 ditësh kjo galeri do të mirëpresë në ambientet e saj moderne si artistët ashtu edhe artdashësit durrsakë në eventet e shumta që zhvillohen aty.