Buxheti i bashkisë Durrës për vitin 2024 do të jetë 4.5 miliardë lekë ose 14% më i lartë se viti paraardhës.

Peshën specifike më të madhe nga programet buxhetore të vitit të ardhshëm e zënë arsimi me 972 milion lekë dhe menaxhimi i mbetjeve, 969 milion lekë, të cilat së bashku përbëjnë 43% të buxhetit.

Ndërkohë, përsa i përket infrastrukturës rrugore për vitin 2024 investimet në të do të jenë 427 milion lekë dhe përbëjnë 9% të buxhetit.

Fondi për investime për rrjetin rrugor  për vitin 2024 do të jetë 307,6 milion lekë.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit, kryebashkiakja Emiriana Sako prezantoi para këshilltarëve të gjitha investimet publike që bashkia Durrës planifikon të realizojë vitin e ardhshëm. Buxheti për vitin 2024 u miratua me 30 vota pro, 9 kundër dhe 2 abstenime.

Fjalën e saj të plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: