Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako bëri publike listën e gjatë me pallatet dhe banesat individuale me shkallë dëmi DS4, ku do të nisë puna brenda pak ditësh për riforcimin e tyre.
Godinat janë ndarë në 9 lote. Riforcimi i tyre do t’u mundësojë qindra familjeve të rikthehen në shtëpitë e tyre, në të cilat nuk banojnë që pas fatkeqësisë natyrore, tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Ndiqni në videon e mëposhtme listën e godinave kolektive dhe banesave individuale që do të riforcohen.





