Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emiriana Sako, ka vizituar disa familje në pallatet e dëmtuara të rajonit nr. 2, të cilat kanë nisur rikonstruksionin e banesave.

Bëhet fjalë për pallate me dëmtime DS3, ku pritet së shpejti të nisë puna edhe për riparimin e ambienteve të përbashkëta.

“Sot kemi vizituar disa familje në njësinë administrative nr.2 me shkallë dëmtimi DS3 që vijojnë punën për riparimin e banesave pasi kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit.

Shumë shpejt mijëra familje të Durrësit do të rikthehen në banesat e tyre të rikonstruktuara për t’ju kthyer normalitetit.

Bashkia e Durrësit vazhdon shpërndarjen e granteve për rikonstruksion dhe njëkohësisht po kryhen edhe procedurat përkatëse që i hapin rrugë riparimit të ambienteve të përbashkëta.”,– thuhet në njoftimin e bashkisë.