Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës, për të analizuar punën vjetore të DRAP.
Në një postim në rrejtet sociale Sako shkruan se në këtë mbledhje u analizuan sektorët e mëposhtëm:
-Burimeve Njerëzore Shërbimeve dhe Statistikës
-Zhvillimit dhe Kurrikulës Profesionale
-Inspektimit dhe Vlerësimit të Cilësisë
Postimi i plotë:
Në analizën vjetore për vitin 2022 të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) Durrës e cila ka në përbërje 12 zyra vendore të arsimit parauniversitar (ZVAP).
Gjatë këtij takimi u analizua puna dhe arritjet e DRAP Durrës në sektorët e:
Burimeve Njerëzore Shërbimeve dhe Statistikës,
Zhvillimit dhe Kurrikulës Profesionale
Inspektimit dhe Vlerësimit të Cilësisë.
Në fokus të takimit ishte dhe bashkëpunimi i DRAP Durrës me Institucionet e tjera për përmirësimin e cilësisë dhe Infrastrukturës në arsim.