Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën e Shërbimeve Komunitare për këtë kategori.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sako thotë se në takim diskutuan rreth problemeve që prekin personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Gjithashtu, kryebashkiakja shkruan se prindërit kanë vlerësuar mbështetjen që bashkia e Durrësit jep prej vitesh për ta.

Në postim thekësohet se në qytetin e Durrësit janë 80 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe që familjet e tyre marrin shërbim të specializuar.

Bashkia Durrës është e angazhuar të shtojë shërbimet për personat me aftësi të kufizuara dhe të rrisë cilësinë e ofrimit të tyre.”, mbyllet postimi i Sakos.

Postimi i plotë:

Në Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara, ku zhvilluam një takim me prindër të fëmijëve që marrin shërbime në këtë Qendër.

Diskutuam per problematikat që prekin personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Prindërit vlerësuan mbështetjen që Bashkia e Durrësit jep prej vitesh për këtë shërbim dhe ndjeshmërinë që ka treguar ndaj çështjeve që lidhen me personat me aftësi të kufiuara.

Janë 80 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre që marrin shërbime të specializuara në këtë Qendër. Bashkia Durrës është e angazhuar të shtojë shërbimet për personat me aftësi të kufizuara dhe të rrisë cilësinë e ofrimit të tyre.