Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka pritur këtë të martë në një takim ambasadoren franceze Elisabeth Barsacq dhe kolonelin Nicolas Coussiere, kapiten i fregatës franceze tip La Fayette (FLF) “Aconit” si dhe oficerë të tjerë të kësaj fregate e cila është ankoruar në portin e qytetit bregdetar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sako shkruan se e ka njohur delegacionin francez me resurset që ofron Durrësi si dhe me vlerat historike dhe arkeologjike por edhe ushtarake të qytetit.

Gjithashtu, kryebashkiakja thotë se gjatë takimit kanë diskutuar edhe për turizmin si dhe për bashkëpunimin në fusha të ndryshme midis dy shteteve.

Postimi i plotë i Sakos:

Zhvillova një takim me ambasadoren franceze Elisabeth Barsacq dhe kolonelin Nicolas Coussiere, kapiten i fregatës franceze tip La Fayette (FLF) “Aconit” si dhe oficerë të tjerë të kësaj fregate e cila është ankoruar në portin e Durrësit.

Kjo fregatë është vendosur në Mesdheun qendror si pjesë e misioneve të prezencës së rregullt të anijeve luftarake franceze në këtë zonë detare dhe veçanërisht në detin Adriatik.

E kam njohur delegacionin francez me resurset e shumta që ofron qyteti i Durrësit në të gjitha planet si dhe me vlerat e rralla historike dhe arkeologjike por edhe ushtarake që ka qyteti ynë.

Diksutuam edhe për çështje që kanë të bëjnë me turizmin që është motorri ekonomik i qytetit tonë.

Po kështu diskutuam edhe për bashkëpunimin në fusha të ndryshme midis dy vendeve tona dhe miqësinë që ekziston midis popullit shqiptar dhe atij francez.