Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri.

Në një postim në “Facebook”, Sako shprehet mirënjohëse ndaj ambasadorit dhe gjithë popullit të Katarit që kanë ndihmuar Durrësin gjatë tërmetit dhe periudhës së vështirë të pandemisë.

Në takimin që u zhvillua në ambientet e ambasadës së Katarit, kryebashkiakja thotë se kanë bashëbiseduar “për një bashkëpunim të ngushtë edhe në të ardhmen midis bashkisë së Durrësit dhe shtetit të Katarit në dobi të qyteti tonë.

Postimi i plotë:

Zhvillova një takim në ambasadën e Katarit me ambasadorin Ali bin Hamad Al-Marri.

E falenderova dhe i jemi shumë mirënjohës mikut tonë ambasadorit të Katarit por edhe të gjithë popullit të Katarit që na janë gjendur pranë në çdo fatkeqësi, edhe kur qyteti ynë u godit nga tërmeti por edhe gjatë periudhës së vështirë të pandemisë.

Kjo mbështetje dëshmon për miqësinë midis dy vendeve tona dhe bashkëbiseduam për një bashkëpunim të ngushtë edhe në të ardhmen midis bashkisë së Durrësit dhe shtetit të Katarit në dobi të qyteti tonë.