Kryetarja e bashkisë së Durrësit ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Sako shprehet se ne qytetarët e Durrësit ashtu si i gjithë vendi ynë jemi në mbështetje të plotë të Ukrainës.

Në një status në rrjetet sociale, kryebashkiakja nënvizon se e ka garantuar ambasadorin Shkurov “se jemi gjithmonë në ndihmë të nevojave të komunitetit ukrainas që jeton në Durrës dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim dhe t’i integrojmë ata plotësisht në jetën sociale dhe kulturore të qytetit.