Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka uruar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sako nënvizon se sa të rëndësishëm janë të rejat e të rinjtë për të ardhmen.
“Gëzuar Ditën Kombëtare të Rinisë.
Të rejat e të rinjtë me energjinë, pasionin, talentin, punën, vullnetin dhe idetë e tyre të reja janë garancia e një të ardhmeje të bukur dhe të sigurtë për qytetin e Durrësit dhe vendin tonë.“, shkruan Sako.





