Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka uruar besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në një postim në rrjete sociale, Sako shkruan:
“Uroj besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët për festën e Fiter Bajramit. Sa më shumë paqe, harmoni, lumturi e dashuri sjelltë kjo festë në familjet tuaja. Fiter Bajrami është festa e sakrificës, humanizmit si dhe harmonisë, ndaj qoftë kjo një ditë gëzimi dhe solidariteti me njerëzit më në nevojë, por edhe një ditë e shpalosjes së vlerave më të larta njerëzore.”





