Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Krishtlindjes, duke iu drejtuar besimtarëve të krishterë, qytetarëve të Durrësit dhe mbarë shqiptarëve.
Në mesazhin e saj, Sako shpreh urimet më të sinqerta për këtë ditë të shenjtë, duke uruar që Krishtlindja të sjellë shëndet, paqe, harmoni dhe lumturi në çdo familje.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë festive dëshiroj t’u përcjell urimet më të sinqerta besimtarëve të krishterë, qytetarëve të Durrësit dhe mbarë shqiptarëve:
Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjen! Uroj që kjo festë e shenjtë t’u sjellë të gjithëve shëndet, paqe, harmoni dhe lumturi.
Qoftë kjo ditë një frymëzim për më shumë dashuri, mirësi dhe solidaritet mes nesh.





