Pas thirrjes që bëri kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana për t’ju bashkuar fushatës së pastrimit të qytetit, sot kësaj nisme ju bashkuan shumë të rinj vullnetarë dhe stafi i bashkisë.
Pjesë e fushatës “Për një Shijak të pastër” u bënë dhe Njësitë Administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.
Kryetari Arbana theksoi rëndësinë e të pasurit në qytet të pastër dhe shprehu se është prioritet i bashkisë.
Arbana theksoi se aksioni i pastrimit të qytetit do të vijojë sërish për të shërbyer dhe si mesazh sensibilizues për të mbajtur pastër mjedisin, si përgjegjësi e bashkisë, por dhe individuale.