Mëngjesin e sotëm kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka mbledhur djemtë e skuadrës së Erzeni pas humbjes së djeshme me skuadrën e Ballshit.
Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet:
“Mëngjesi sot nisi me një takim me futbollistët e Erzenit, ku analizuam për humbjen e ndeshjes së djeshme ndaj Ballshit.
Në kategorinë superiore Erzeni ka treguar në fushë një tjetër nivel. Çdo ndeshje është një përvojë. Mësojmë nga humbjet dhe motivohemi nga ndeshjet e fituara dhe suksesin e deritanishëm ta çojmë përpara. “