Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka bërë thirrje të shpeshta për sensibilizimin e qytetarëve në kontributin vullnetar për qytetin.

Ai ka dhënë gjithmonë shembullin e tij personal, ku i është bashkuar fushatave të pastrimit të qytetit, mbjelljes dhe lyerjes së pemëve etj.
Tashmë mesa duket këtyre inisiativave vullnetare po i bashkohen biznese të ndryshme.

Në një postim në facebook ai shprehet:

Pas nismës time për punë vullnetare për Shijakun më vjen mirë që dhe bizneset i janë bashkuar duke investuar vullnetarisht në përmirësimin e qytetit.
Jam mirënjohës ndaj familjes Sinani që ka treguar ndjeshmëri dhe përgjegjësi sociale, duke kontribuar në sistemimin dhe rregullimin e varrezave të qytetit.

I bëj thirrje bizneseve dhe qytetarëve për një qytetari aktive, brenda mundësive që kanë të japin kontributin duke nisur nga inisiativat më të vogla e deri te nisma më masive.

🔸️ pastrim i qytetit
🔸️ investim në sport
🔸️ varrezat
🔸️ hapjen e bizneseve që i shërbejnë komunitetit
🔸️ mbjelljen e pemëve
🔸️ nisma të ndryshme vullnetare

Faleminderit familja Sinani, jo vetëm për kontributin tuaj vullnetar për sistemimin e varrezave të qytetit, por edhe për shembullin që jepni në komunitet.
Së bashku, për të ardhmen e Shijakut!