Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka listuar prioritetet e punëve bazuar në problematikat e adresuara nga banorët e Shijakut.
Postimi i plotë:
Vazhdimisht ne bëjmë pyetësorë, dëgjesa publike dhe takime nga afër në komunitet për të mësuar nga banorët e Shijakut se cilat janë prioritetet e punëve që duhen kryer në qytet dhe Njësitë Administrative.
Stafi i bashkisë shqyrton të gjitha problematikat e paraqitura. Në bazë të tyre vazhdojmë të realizojmë punët duke mbajtur premtimet e dhëna.
Do të doja të ndaja me ju disa nga pikat më prioritare:
🔸️Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm
🔸️Infrastruktura
🔸️Ambulancat në fshatra
🔸️Punësimi i të rinjve
🔸️Shërbimi social
🔸️Rikonceptimi i Qendrës së qytetit
🔸️Përfundimi i Pallatit të Kulturës
🔸️Përfundimi i Xhamisë së Shijakut
🔸️Menaxhimi i mbetjeve urbane
🔸️Kënd lojrash për fëmijë
🔸️Nxitja e turizmit në Shijak
🔸️Gjallërimi i jetës kulturore
🔸️Përmirësimi i shërbimit në transportin publik
Së bashku për të ardhmen e Shijakut!





