Thirrjes së Kryetarit të Bashkisë, Elton Arbana për t’iu bashkuar të rinjve vullnetarë i janë përgjigjur shumë nxënës dhe studentë të Shijakut dhe Njësive Administrative.

Në kuadër të ditës Botërore të Ushqimit (15 Tetorit) dhe Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë (16 Tetorit), ky grup të rinjsh ka marrë inisiativën të grumbullojë ushqime të dhuruara kryesisht nga gjimnazi i Shijakut dhe Maminasit për familjet në nevojë.
“E gjithë dita është e mbushur me solidaritet. Përgëzoj TË RINJTË VULLNETARË të bashkisë për solidaritetin e treguar duke mbledhur ushqime dhe veshje në shkollat e tyre përkatëse” – shprehet Arbana.
Postimi i kryebashkiakut Arbana:
TË RINJTË VULLNETARË
Gjithmonë kur jam mes të rinjve aktivë për komunitetin ndjehem mirë, pasi përcjellin shumë energji pozitive me punën e tyre vullnetare.
Përgëzoj TË RINJTË VULLNETARË të bashkisë për solidaritetin e treguar duke mbledhur ushqime dhe veshje në shkollat e tyre përkatëse në kuadër të dy ditëve:
15 Tetorit, Ditës Botërore të Ushqimit
16 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë.
Pakot e ushqimeve dhe veshjeve u shpërndanë te disa familje në nevojë ekonomike.
Çdokush që kërkon të përfshihet në nisma të tilla në të mirë të komunitetit është i mirëpritur t’i bashkohet grupit të vullnetarëve të Bashkisë Shijak.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!