Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë banorët e lagjes te ish-Fabrika e Niseshtes për sistemimin e rrugës dhe asfaltimin e saj. Ai falenderon kryeministrin për një tjetër premtim të mbajtur për Shijakun.
Postimi i plotë:
Rruga e Lagjes së Re tek ish Fabrika e Niseshtes.
Deri tani ka përfunduar shtresa asfaltike në gjatësinë 1450 m. Ka mbetur për tu hedhur shtresa e asfalto-betonit në një segment prej 360 m, e cila pritet të bëhet nesër paradite.
Falenderoj Fondin Shqiptar të Zhvillimit për realizimin e këtij projekti, i cili është një tjetër investim i mbështetur nga Kryeministri dhe Qeveria shqiptare.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!





