Si pjesë e procesit të rindërtimit kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana ka treguar se mbi 800 familje shijakase kanë përfituar shtëpi falas, gjithashtu është bërë rinkonstruksioni i plotë për 27 pallate nga grantet e rikonstruksionit.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes,
“Gjëja më e bukur është të bësh atë që njerëzit mendojnë se nuk do ta bësh kurrë”
Kemi mbajtur premtimin e dhënë me rindërtimin. Pavarësisht se shumë qytetarë ishin skeptikë se nuk do t’i ndërtohej shtëpia, me mbështetjen e Kryeministrit dhe Qeverisë shqiptare ndërtuam dhe dhamë çelësat e 800 shtëpive individuale të reja dhe falas. Kemi rikonstruktuar gjithashtu 27 pallate përmes Granteve të rikonstruksionit.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!