Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku Arbana ka publikuar një video ku ndodhej në lagjen “Lugina”, më e prekura nga tërmeti i nëntorit.
Ai ka shprehur se po përfundojnë 21 pallate për rreth 600 familje të pastreha.
Ndër të tjera Arbana ka thënë:
“Lugina” është lagja që rilindi pas tërmetit. Është përpjekja dhe përkushtimi ynë për të ringritur shpresën mbi ato rrënoja.
Është si ai premtimi që i bën një fëmije që e shikon të pastrehë dhe do që t’i rregullosh të ardhmen.
Ja dolëm, me mbështetjen e Kryeministrit dhe Qeverisë shqiptare të ndërtojmë shtëpitë e qindra familjeve shijakase.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”