Sot kryebashkiaku Arbana ka patur një dëgjesë publike me banorët e lagjes Lugina në Shijak, për të dëgjuar mendimet e familjeve që janë përfituese të një apartamenti të ri.

Postimi i plotë:

Sot realizuam një dëgjesë publike me banorët e lagjes Lugina, për të diskutuar në lidhje me fazën e fundit të rindërtimit të pallateve, për të gjitha familjet që mbetën të pastreha.

Ky diskutim vjen përpara ndarjes së pallateve, ku do të hedhim shorteun për familjet që do të përfitojnë apartamentet e reja. Shorteu i shpërndarjes së këtyre apartamenteve do të jetë i hapur dhe transparent dhe do të zhvillohet në prani të familjeve përfituese.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!