Këtë të mërkurë kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana, ka mirëpritur në zyrën e tij drejtorin e organizatës “Qatar Charity” duke i shprehur falënderimet për investimet dhe ndihmën që kjo organizatë iu ka dhënë banorëve të Shijakut.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin të mirëpres në zyrën time në Bashkinë e Shijakut drejtorin e ri të Qatar Charity z.Mahmoud Abbas Shaker dhe z.Shkelqim Hasula, drejtorin e ndihmës sociale pranë Qatar Charity.

Së bashku me mbështetjen e Kryeministrit, shteti i Katarit dhe organizata “Qatar Charity” ka ndihmuar banorët e Shijakut pas tërmetit dhe ka investuar për Qendrën Shëndetësore Xhafzotaj.

Gjatë këtij takimi z.Mahmoud Abbas Shaker shprehu mbështetjen e vazhdueshme në të ardhmen për qytetin e Shijakut, për të cilën i jam falenderues!

Së bashku, për të ardhmen e Shijakut.