Një një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka treguar mbi takimin që kishte me maturantët me rezultatet më të mira. Bashkia Shijak motivon këta maturantë me certifikatë dhe një shpërblim financiar, simbolikisht për të gjitha arritjet e tyre gjatë gjimnazit.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë të takoja maturantët ekselentë, ku bisedova me ta dhe i urova për punën e palodhur për rezultatet e larta që kanë arritur në shkollë gjatë tre viteve të gjimnazit.

Tashmë janë rregjistruar në universitet dhe po presin nisjen e një rrugëtimi të ri drejt dijes dhe suksesit.

Bashkia e Shijakut, siç është bërë traditë, edhe këtë vit motivon me një shpërblim financiar ekselentët e gjimnazit “16 Shtatori” Shijak dhe “Kajo Karafili” Maminas.

Uroj që këta studentë të ardhshëm të kontribojnë në Shijak, madje bashkia është e hapur dhe do të krijojë gjithmonë mundësi për punësimin e tyre.

Vetëm përpara!
BashkiaShijak