Një një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana është shprehur se i ka kërkuar Drejtorisë së Ujësjellësit që të bëjnë kallëzim penal për çdo rast që konstatohet nga familje apo biznese të cilat furnizohen me ujë të pijshëm në mënyrë të paligjshme.

Postimi i plotë:

Nga sot nis aksioni për heqjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm.

Furnizimi me ujë të pijshëm duhet të sistemohet sa më parë. Për këtë i kam kërkuar Drejtorisë së Ujësjellësit për të bërë kallëzim penal për të gjithë familjet apo bizneset që kanë lidhje të paligjshme.

I bëj thirrje qytetarëve të cilët nuk kanë formalizuar ende lidhjen e ujit të pijshëm brenda rregullave, të paraqiten pranë pikave të kujdesit ndaj klientit të Ujësjellësit, sepse nuk do të ketë asnjë tolerim për të gjitha ata që abuzojnë me këtë pasuri publike.

Furnizimi me ujë të pijshëm ka qenë një problem i vazhdueshëm në Shijak. Me investimet që po bëhen është përmirësuar situata, deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!