Viti 2020 po mbyllet me një lajm shumë të mirë për të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre kolektive (pallatet) nga tërmeti.
“Pas përgatitjes së infrastrukturës së brendshme po nisim themelet për 9 pallatet e para që do të ndërtohen në qytetin e Shijakut, nga 30 gjithsej.

Viti i Ri po gjen rreth 400 familje në shtëpinë e re individuale dhe në javët e para të janarit përfundojnë banesat e tjera që lanë nisur”,– tha kryebashkiaku Arbana.

Kryeministri Rama dhe ministri i Rindërtimit, Ahmetaj ishin në Shijak ku dorëzuan çelësat e shumë banesave individuale që kanë përfunduar.