Përmes një postimi në ”Facebook” kryebashiaku Arbana ka dhënë njoftimin e mëposhtëm:
Familjet e mbetura të pastreha, përfituese të subvencionimit të pagesës së qerasë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore të tërmetit të 26 Nëntorit, janë të lutur që brenda datës 10.01.2022 të paraqiten pranë Njësive Administrative ku janë banorë, për PËRDITËSIMIN e të dhënave, duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm:
1- Formularin e Aplikimit, sipas formatit tip.
2- Certifikatën familjare
3- Numrin e llogarise bankare
Bashkia e Shijakut do të vazhdojë të mbështesë familjet e pastreha me bonusin e qerasë, deri në përfundimin e apartamenteve të reja.