Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, ka bërë një njoftim të rëndësishëm në rrjete sociale për bashkëqytetarët e tij.
Sipas Arbanës, për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje kronike apo kanë nevojë për shërbimin e domosdoshëm spitalor, apo ata që trajtohen me dializë, transporti është falas dhe i siguruar nga bashkia.
“Kjo është një periudhë izolimi social, për këtë ne si Bashki kemi menduar në detaje për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, veçanërisht të sëmurëve, pjesës më delikate të shoqërisë gjatë pandemisë”, – shkruan Arbana, ndërsa sqaron dhe mënyrën sesi mund ta sigurojnë shijaksit këtë shërbim.
“Për të marrë këtë shërbim duhet të rregjistroheni pranë Bashkisë Shijak.
Mund të më kontaktoni dhe drejtpërdrejtë mua në numrin: 0699300278″,– sqaron kryebashkiaku i Shijakut.
Postimi i plotë:






