Deklarata e kryetarit të bashkisë së Shijakut, Elton Arbana për shpifjet e bëra publike nga Petrit Vasili ndaj bashkisë Shijak, ku është bashkangjitur shkresa zyrtare që vërteton se bashkia nuk ka paguar asnjë qindarkë për depozitimin e mbetjeve në Sharrë.
Postimi i plotë:
Për ju që nuk influenconi, por infektoni opinionin publik.
Në përgjigje të shpifjeve të z.Vasili si i virgjër politik ,ja dhe shkresa që vërtetohet nga Thesari në varësi të Ministrisë së Financave që nuk është bërë asnjë pagesë nga bashkia Shijak.
I qëndroj plotësisht deklaratës time që nuk kemi paguar asnjë qindarkë për depozitimin e mbetjeve të bashkisë së Shijakut në landfillin e Sharrës.Ashtu sic ju premtova që aty ku nuk na degjohet zëri na shikohet puna.