Në një postim në Facebook, kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ka bërë të ditur projektin i cili do të zbatohet në Shijak që ka në fokus të rinjtë dhe mbështetjen e tyre në punësim dhe orientim profesional.
Projekti “Forcimi i bashkëpunimit shumë aktorial” do të realizohet me të rinjtë nga gjimnazi “16 Shtatori” Shijak dhe “Kajo Karafili” Maminas, stafin pedagogjik, përfaqësues nga Njësitë Administrative dhe grupin zbatues të projektit.
Postimi i plotë:
Sot prezantuam projektin “Forcimi i bashkëpunimit shumë aktorial përmes modelit Shkolla Qendër Komunitare në dobi të të rinjve të Shijakut, me të rinjtë nga gjimnazi “16 Shtatori” Shijak dhe “Kajo Karafili” Maminas, stafin pedagogjik, përfaqësues nga Njësitë Administrative dhe grupin zbatues të projektit.
Projekti ka në fokus të rinjtë dhe mbështetjen e tyre në punësim dhe orientim profesional.
Një nga prioritetet e mia si kryebashkiak është të rrisim angazhimin e të rinjve në aktivitetet që ofron bashkia, pasi unë besoj shumë te forca e të rinjve.
E kam shprehur vazhdimisht, duke u mbështetur në përvojën time të punës me të rinjtë, që ata janë një zë i fuqishëm në komunitet.
Falenderojmë @IDM Albania dhe Ambasadën Amerikane për mbështetjen dhe financimin e këtij projekti.
Së bashku, për të ardhmen e Shijakut!