Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka bërë të ditur se bashkia e Shijakut ka nisur përgatitjen për pastrimin e shtratit të lumit Erzen. Ky pastrim do të bëhet me ndihmën e bordit të kullimit të qarkut Durrës.

Sipas Arbanës kjo është një punë e domosdoshme për të shmangur përmbytjet dhe dëmet që kanë sjellë në Shijak.

Ai gjithashtu ka theksuar se duke nisur punën që tani po parandalohet rreziku i përmbytjeve në kohën kur do të fillojnë shirat.