Ema Arbana, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Shijakut është shpesh e pranishme pranë fëmijëve të Qendrës Komunitare Shijak dhe nuk kishte si të mungonte edhe këtë fundvit për t’i dhuruar një ditë festive. Ajo ishte e pranishme së bashku me familjen e saj për të gëzuar këto fëmijë.
Përmes një postimi në facebook ajo shprehet:
Pranë fëmijëve të Qendrës Komunitare Shijak.
Kjo është një nga ato ditët e veçanta, ku së bashku me bashkëshortin, me Elmën, Ajrën, Priamin dhe Amblën kuptuam vlerën e pazëvendësueshme që ka solidariteti dhe dashuria njerëzore.
U bëmë pjesë e gëzimit të fëmijëve të kësaj qëndre.
Festat duan dashuri!
Këta fëmijë të dhurojnë dashuri pa kushte, të mbushin shpirtërisht. Të gjithë mirësinë e çiltërsinë ta komunikojnë me sy. Ndjehem e bekuar nga vëmendja dhe ndjesia që më japin dhe sa herë mundem gjej kohë për t’i qëndruar pranë, për t’i bërë të ndjehen mirë dhe plot shkëlqim, siç ata janë.
Fëmijët u argëtuan dhe ndjenë atmosferën festive të këtyre ditëve. Nuk harruam dhe urimet për vitin 2022.
Këto foto janë një album fotografik kujtimesh të bukura.