Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë z.Arbana jep lajmin e mirë sa i takon rindërtimit. Së shpejti do të përurohet Kopshti nr.2 dhe shkolla 9-vjeçare Rilindja.
Postimi i plotë
Ne flasim me gjuhën e humanizmit, punojmë për këdo, përpiqemi çdo ditë të jemi të dobishëm për familjet shijakase.
Pyetja që shoqëron ditën time të punës është: -“Çfarë mund të bëjmë më shumë dhe më mirë për të ardhmen e Shijakut?”
Lajmi i mirë është që shumë shpejt do të përurojmë një tjetër shkollë dhe kopësht, të ndërtuara nga e para.
Shkolla “Rilindja”, Sallmone.
Kopshti nr.2 Shijak.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!