Kryetari i bashkisë Shijak ka treguar projektet e bashkisë në lidhje me turizmin.
Ai është shprehur se qyteti i Shijakut dhe fshatrat e tij kanë potencial turistik. Për to po investon bashkia me mbështetjen e kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare.
Postimi i plotë:
Shijaku ka fshatra me natyrë të mrekullueshme, një atraksion për tu vizituar nga të gjithë.
Bashkia jonë po shfrytëzon të gjithë potencialin turistik, historik dhe kulturor për të ofruar në të ardhmen për turistët një nga alternativat më të mira për tu vizituar.
Me përfundimin e rindërtimit falë mbështetjes dhe vëmendjes të vazhdueshme të Kryeministrit Rama dhe Qeverisë shqiptare, shumë shpejt Shijaku dhe fshatrat e tij do të jenë një nga destinacionet më të preferuara turistike.
#SmileAlbania
#VisitAlbania
#BashkiaShijak





