Në një postim të tij në rrjetet sociale, kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ka theksuar se sa e rëndësishme është kjo periudhë për qytetin, për rindërtimin dhe investimet e tjera që po bëhen.
Ai shkruan në një postim në rrjete sociale: “Në Shijak po rrisim fëmijët tanë. Kjo është arsyeja kryesore për të përmirësuar gjërat e jetës së përditshme.
Pas tërmetit qyteti ka rilindur. Bashkia me mbështetjen e Kryeministrit, po përpiqet ta zhvillojë Shijakun në çdo drejtim. Investimet e kryera këto dy vite janë themelet e të ardhmes së qytetit tonë.
Punët që po bëhen në Shijak do të lënë gjurmë në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë me misionin tonë, sepse shijakasit meritojnë më të mirën.
Shijaku, familja ime e madhe!”- përfundon postimin e tij z. Arbana.





