Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana e ka kthyer procesin e rindërtimit në një nga prioritetet e mandatit të tij qeverisës. Të shumta janë postimet në rrjete sociale që lidhen me këtë proces, ky qytetari nr.1 i Shijakut përditëson informacionet që lidhen me rindërtimin.
Qyteza e vogël ishte ndër bashkitë më të dëmtuara nga tërmeti i frikshëm i 26 nëntorit 2019.
Në një postim në rrjete sociale, Arbana shtron pyetjen se “cila do jetë një nga lagjet më të bukura në Shijak?”, ndërsa më poshtë shpjegon arsyet se pse do të jetë lagja “Lugina”, më e dëmtuara nga lëkundja sizmike.
“Lagja #Lugina e cila po bëhet nga e para me pallate të reja, hapësira të përbashkëta publike për banorët, e konceptuar me projekt modern.
Shumë shpejt familjet e prekura nga tërmeti që po vazhdojnë të trajtohen me bonusin e qerasë, do të marrin çelësat e apartamentit të tyre të ri. Certifikatat e pronësisë do të ndahen nga bashkia në bazë të vlerësimit të dosjes për çdo familje”,- shkruan ndër të tjera Arbana në rrjete sociale.
Postimin, ai e shoqëron edhe me foto nga ndërtimi i pallateve të reja që po hedhin shtat në këtë lagje.
Postimi i plotë:
A e dini se cila do jetë një nga lagjet më të bukura në Shijak?
Lagja #Lugina e cila po bëhet nga e para me pallate të reja, hapësira të përbashkëta publike për banorët, e konceptuar me projekt modern.
Shumë shpejt familjet e prekura nga tërmeti që po vazhdojnë të trajtohen me bonusin e qerasë, do të marrin çelësat e apartamentit të tyre të ri. Certifikatat e pronësisë do të ndahen nga bashkia në bazë të vlerësimit të dosjes për çdo familje.
Faleminderit Kryeministrit Rama për të gjithë mbështetjen që po i jep banorëve të Shijakut dhe zhvillimit të qytetit tonë.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!





