Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ka zhvilluar sot një takim me nxënës të gjimnazit “16 Shtatori” Shijak dhe gjimnazit “Kajo Karafili” Maminas, ku u fol kryesisht për vullnetarizmin dhe rëndësinë e tij.
Kjo është një thirrje që Bashkia e Shijakut e ka nxjerrë për çdo të ri që dëshiron të aktivizohet për të lënë gjurmë në komunitetin ku jeton.
Gjatë këtij takimi, të rinjtë përcollën ide të ndryshme lidhur me mundësinë që ato mund të kenë për t’u bërë pjesë aktive në jetën komunitare.
Ndërkohë, kryebashkiaku theksoi se shumë shpejt Shijaku do t’i ofrojë më shumë mundësi të rinjve, duke nisur nga shkollat e reja dhe krijimi i një Qendre Kulturore.
Postimi i plotë i Elton Arbanës:
TË RINJTË VULLNETARË
Sot realizuam një takim mbresëlënës me të rinjtë e Shijakut.
Ndjehem i surprizuar nga gjithë energjia pozitive që tejçuan, nga idetë e tyre të qarta për gjërat që duan të bëjnë në komunitet, nga dëshira dhe energjia për tu përfshirë në vullnetarizëm.
I jam mirënjohës gjimnazistëve të gjimnazit “16 shtatori” Shijak dhe “Kajo Karafili” Maminas për praninë në këtë takim të parë, i cili do të vijojë me përfshirje konkrete në punë vullnetare për Shijakun dhe Njësitë Administrative.
Të rinjtë mund të sjellin ndryshime pozitive në komunitet. Çdokush që dëshiron të përfshihet është i mirëpritur.
Sot të gjithë një zëri thirrëm:
“Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”





