Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka takuar sot maturantët ekselentë, për t’i motivuar për rezultatet e arritura.

Në një postim në Facebook, Arbana shkruan se ka takura maturantët e gjimnazit “16 Shtatori” Shijak dhe “Kajo Karafili” Maminas, ndërsa më tej siguron se bashkia e Shijakut do të mbështesë me çmime maturantët që fitojnë olimpiadat.

POSTIMI I ARBANËS

Ishte kënaqësi për mua të kisha një takim me maturantët ekselentë, tashmë të diplomuar, të gjimnazit “16 Shtatori” Shijak dhe “Kajo Karafili” Maminas.

Kjo është në shenjë mirënjohje dhe inkurajuese për të vazhduar përpara, pasi modeli që ata përcjellin me përpjekjet, këmbënguljen dhe vullnetin e tyre është për tu vlerësuar.

Bashkia e Shijakut do të mbështesë me çmime maturantët që fitojnë olimpiadat.

Ajo është e hapur dhe do të krijojë gjithmonë mundësi për të rinjtë që të jenë pjesë aktive në nisma të ndryshme që mund të ndërmarrim për komunitetin.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!