Kryetari i bashkisë së Shijakut ka bërë takimin e rradhës me punonjësit e administratës duke diskutuar mbi ecurinë e punëve në Shijak dhe se ku duhet të përqendrohet vëmendja e tyre.

Postimi i plotë:

Takimi i rradhës me punonjësit e administratës së bashkisë.

Në fokus të punëve tona të përditshme vazhdon të jetë shërbimi maksimal ndaj çdo qytetari.

Deri tani, hap pas hapi kemi ecur pa u ndalur dhe pa humbur ritmin e punëve, drejt të ardhmes së Shijakut.
Duhet ta vazhdojmë këtë ritëm për të mbaruar atë që kemi nisur, sepse pritshmëritë e shijakasve janë të mëdha dhe në emër të kësaj, bashkia Shijak ka punuar duke bërë të pamundurën të mundur, duke pasur mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe Qeverisë shqiptare.

Të vazhdojmë punën për t’i shërbyer njerëzve me përkushtim.

Së bashku, për të ardhmen e Shijakut!