Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka njoftuar që për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të cilat kanë përfituar tokë bujqësore në bazë të ligjit 7501 dhe që ende nuk janë të pajisur me Aktin e Marjes së Tokës në Pronësi (AMTP), Qeveria Shqiptare nëpërmjet Agjensisë Shtetërore të Kadastrës kërkon përfundimin e procesit të kalimit të tokës pa shpërblim në pronësi të fermerit.

Bashkia e Shijakut i bën thirrje të gjithë fermerëve të cilët kanë tokë bujqësore në administrim dhe që nuk jane të pajisur me AMTP, të paraqiten pranë Njësive Administrative përkatese dhe Sektorit të pronave pranë Bashkisë Shijak për të bërë kërkesën për plotësimin me AMTP për tokat e ish kooperativave bujqësore.

Afati përfundimtar i plotesimit te tyre eshte deri në fund të muajit tetor. Pas këtij afati asnjë fermer nuk do të mund të rregjistrojë dhe të pajiset me AMTP për pronat bujqësore që familja disponon.