Elton Arbana, kryetari i bashkisë së Shijakut i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për të shmangur rreziqet nga zjarret.
Ai është shprehur: “Gjatë stinës së verës, sidomos në këto ditë të nxehta, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm për të shmangur rreziqet që mund të krijojë ndezja e zjarreve.
Kujdesi i çdo individi është thelbësor për t’i reduktuar këto rreziqe në mënyrë që të sigurojmë jetën tonë dhe të komunitetit ku jetojmë.
Kontributi vullnetar është shumë i rëndësishëm në raste emergjencash:
🔸️ Të ndihmojmë kryepleqtë nëpër fshatra.
🔸️ Mos digjni barin!
🔸️ Mos digjni tokat me qëllim pastrimin ndaj shkurreve!
🔸️Mos hidhni cigare pranë pemëve!
Kujdesi ndaj zjarreve duhet të jetë prioritet për të gjithë ne.
Telefononi #128, Shërbimin e Zjarrfikëses, për çdo rast emergjence.”





